Këto terma të përgjithshme për blerjen online rregullojnë abonimin online në aplikacionin Invention Albania CRM, i cili është në pronësi të kompanisë Invention Albania shpk (këtu e në vijim, inventioncrm.com) e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me numër unik identifikimi (NUIS) M46904701K, me seli në adresën: Lagjja “Treg”, Sheshi “Faik Shehu”, Peshkopi, Shqipëri dhe gjithë klientëve (referuar në vazhdim si Blerësi) që dëshirojnë të abonohen ose riabonohen për përdorimin e aplikacionit Invention Albania CRM.
Këto kushte të përgjithshme aplikohen në blerjen e të gjitha produkteve/shërbimeve nëpërmjet inventioncrm.com dhe blerësit. Dhënia e shërbimit bëhet për të gjithë klientët/subjektet në të gjithë Shqipërinë. inventioncrm.com ruan të drejtën e anulimit të porosisë apo llogarisë së klientit nëse konstatohen spekulime, keqpërdorime me shërbimin e ofruar.
Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, web të ndryshme, etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
Çmimet e aplikueshme në blerje janë ato që i paraqiten klientit në ditën dhe orën që do të kryhet blerja. Çmimet kanë të përfshirë në to TVSH sipas ligjeve në fuqi, por jo taksa të tjera.
Pagesa do të bëhet në fund të mbylljes së procesit të blerjes. Mënyrat aktive të pagesës për blerjen e bërë nëpërmjet aplikacionit inventioncrm.com janë:
KESH pranë zyrës qendrore
PAGESË ME KARTË DEBITI/KREDITI
Në rast se Invention Albania nuk mundëson përmbushjen e një pjese të porosisë apo porosinë e plotë të klientit, pagesa do të rimbursohet brenda 35 deri në 45 ditëve. Gjatë kryerjes së pagesës klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës.
Të dhënat bankare të klientit janë të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit. Ato nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të inventioncrm.com dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të saj.
inventioncrm.com nuk mban asnjë përgjegjësi nëse karta bankare e përdorur është e vjedhur apo e deklaruar e humbur, nëse banka përkatëse autorizon pagesën.
TRANSFERTË BANKARE në numrat e llogarive të Invention Albania shpk të cilat do t’i bëhen me dije blerësit në momentin e mbylljes së porosisë.
Çdo mënyrë pagese zgjidhet nga vetë klienti përgjatë procesit të blerjes. Klienti duhet të njoftojë menjëherë Invention Albania shpk në rastet kur ai konstaton që është ngarkuar me pagesa/komisione jo të sakta.
Njoftimi mund të bëhet nëpërmjet telefonit në numrin +355 69 58 15 128 apo e-mail në info@inventionalbania.com
Dhënia e shërbimit do të bëhet brenda periudhës kohore prej 1 dite pune pas konfirmimit të pagesës së porosisë. Klienti është i detyruar të japë të dhëna të vërteta, të sakta e të detyrueshme për pranimin dhe dorëzimin e porosisë.
inventioncrm.com nuk është përgjegjëse për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të saj, të tilla si ngjarje të forcës madhore që vonojnë ose ndalojnë dorëzimin e shërbimeve të porositura.
Abonimi në Invention Albania CRM anulohet vetëm nëse shërbimi i ofruar nuk përmbush kushtet e cilësuara në kontratë.
Kthimi bëhet nëpërmjet llogarive bankare ose KESH pranë zyrës qendrore.
Blerësit i aktivizohet shërbimi në sistemin Invention Albania CRM jo më vonë se një ditë pune nga momenti i kryerjes së pagesës.
Kohëzgjatja e shërbimit zgjat pa ndërprerje për periudhën e specifikuar në kontratë. 30 ditët e fundit përpara përfundimit të kontratës, sistemi CRM do të njoftojë klientin automatikisht.
Shërbimi mbetet aktiv i plotë edhe 7 ditë pas përfundimit të kontratës, për t’i dhënë kohë klientit të rinovojë kontratën pa pasur ndërprerje.
Për çdo pyetje, sugjerim, problem etj. lidhur me produktet/shërbimet e inventioncrm.com, klienti mund të kontaktojë Shërbimin e Klientit nëpërmjet kanaleve më poshtë:
Telefon: +355 69 5815128 (Nga e hëna deri të premte 08:30-16:00)
E-mail: info@inventioncrm.com
Departamenti i Shërbimit të Klientit do të presë dhe do t’i përgjigjet shqetësimeve sa më parë të jetë e mundur.
inventioncrm.com ruan të drejtën e modifikimit në çdo kohë të termave e kushteve të përgjithshme për blerjen online në inventioncrm.com, apo të ndërpresë shitjen nëpërmjet tij, por kjo do të bëhet pa dëmtuar porositë që janë në proces faturimi apo aktivizimi.
inventioncrm.com është faqja e aplikacionit Invention Albania CRM.
Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë CRM, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë e inventioncrm.com.
Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme të përcaktuara këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim apo përdorim i paautorizuar është i ndaluar.
inventioncrm.com rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale për të përmirësuar menaxhimin e marrëdhënies me klientët dhe për të promovuar produktet e shërbimet e ofruara në Invention Albania CRM, pa i ndarë ato me palë të treta pa aprovimin e tyre.
inventioncrm.com mbledh nga blerësi në momentin e porosisë këto të dhëna: Emër, Mbiemër, NUIS, Adresë, Qytet, Numër telefoni, Adresë e-mail.
Qëllimet për të cilat përpunohen këto të dhëna janë:
Dërgim i informacioneve mbi produkte të reja dhe oferta CRM nëpërmjet newsletters, SMS ose thirrjeve telefonike.
Dërgim i ofertave speciale të personalizuara nga inventioncrm.com ose partnerët e saj, të ofruara ekskluzivisht për blerësit.